• e martë, 01 tetor 2024

Fonseka: Për ta mposhtur Baerin, duhet të jemi të përkryer në mbrojtje

Fonseka: Për ta mposhtur Baerin, duhet të jemi të përkryer në mbrojtje

Leverkuzen, 1 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka ka ndarë pritshmëritë e tij për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së kampionëve kundër Baerit.

"Do të jetë e ngjashme me ndeshjen kundër Liverpulit. Duhet të jemi edhe më të fuqishëm në mbrojtje dhe skuadra tashmë është më e mirë në këtë aspekt. Ky është një test i mirë i aftësive tona. Për të mposhtur një ekip si Baer Leverkuzen, duhet të jesh preciz në mbrojtje. Në ndeshjen kundër Liverpulit kemi bërë shumë gabime në mbrojtje, por ndonjëherë nuk kemi qenë mjaft të saktë në sulm. Ne kemi qenë mirë në ndeshjet e fundit të Serisë A, por kjo është krejtësisht ndryshe në krahasim me Ligën e kampionëve. Dëgjova fjalët e Çabi Alonsos dhe nuk do të doja që ne të ishim një ekip që luan në mbrojtje dhe mbështetet në kundërsulme. Ne nuk jemi të tillë dhe nuk duam të jemi të tillë", deklaroi Fonseka për faqen e klubit të Milanos.

Ndeshja Baer Leverkuzen - Milan do të luhet sonte me fillim në orën 21. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR