Fon der Lajen i bërë thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga aktivitetet e mëtutjeshme në Lindjen e Mesme
- Kryetarja e Komisionit Evropian Usurla Fon der Lajen i bëri thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga veprimet e mëtutjeshme në Lindjen e Mesme.
- Post By Fami Bajrami
- 12:42, 19 prill, 2024
Bruksel, 19 prill 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Usurla Fon der Lajen i bëri thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga veprimet e mëtutjeshme në Lindjen e Mesme.
"Absolutisht është e nevojshme që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme", tha Fon der Lajen gjatë vizitës së Lapenrantas me kryeministrin finlandez Peter Orpo rreth 25 kilometra nga kufiri rus.
Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani ka bërë thirrje në "de-përshkallëzim absolut" pas informatave se Izraeli kishte nisur sulm ndaj Iranit, duke thënë se kolegët e G7 do të diskutojnë këtë në një takim në Kapri.
"I bëjë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm që të shmanget përshkallëzimi. G7 e cila e përfshinë Britaninë e Madhe, Amerikën, Francën, Gjermaninë, Japoninë, dhe Kanadën, dëshiron "de-përshkallëzim absolut" të Lindjes së Afërt", tha Tajani për televizionin RAI, transmeton "Gardian".
Oman i cili ka vepruar si ndërmjetës në Lindjen e Mesme, ka dënuar sulmin izraelit në territorin iranian si dhe "sulmet e përsëritura ushtarake izraelite në rajon", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në vend. rq/
Foto: arkivi i MIA-s