• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Fon der Lajen: BeH duhet të jetë pjesë e BE-së, por kjo nuk është e mundur pa reforma

Fon der Lajen: BeH duhet të jetë pjesë e BE-së, por kjo nuk është e mundur pa reforma

Bruksel, 1 nëntor 2023 (MIA) - Pas vizitës në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, arriti në Sarajevë, në fund të turnesë së saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo u takua me anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinë, Denis Beqiroviq dhe Zheljka Cvijanoviq, e më pas edhe me kryesuesen e Këshillit të ministrave të atij vendi, Borjana Krishto.

"E ardhmja e BeH-së është në BE", deklaroi Fon der Lajen për gazetarët pas atyre bisedimeve, duke pohuar se Unioni e mbështetë fuqishëm rrugën evropiane të vendit.

Në fund të vitit 2022, pas gjashtë viteve pritje, BeH mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Union, ndërsa në atë vend shpresojnë se mund të marrin pëlqimin për fillim të negociatave inkuadruese deri në fund të këtij viti edhe përkundër kontesteve dhe bllokadave të vazhdueshme të brendshme të cilat e ngadalësojnë zbatimin e reformave.

Në prag të arritjes së Fon der Lejenit, Dhoma përfaqësuese e BeH-së solli rezolutë me të cilën u bën thirrje autoriteteve të BE-së të fillojnë negociata për anëtarësim.

Ajo theksoi edhe se plani i ri për rritje të Ballkanit Perëndimor, në vlerë prej gjashtë miliardë dollarëve, është dëshmia më e mirë për mbështetjen e qartë të BE-së për tërë rajonin, por shprëndarja e këtyre parave varet edhe nga zbatimi i reformave, njejtë siç varet edhe nga ajo se sa gjatë do të vazhdojë të punojë Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR) me autorizime ekzekutive në BeH. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR