• e shtunë, 05 tetor 2024

Foden është zgjedhur lojtari më i mirë në Premier Ligë

Foden është zgjedhur lojtari më i mirë në Premier Ligë

Mançester, 3 maj 2024 (MIA) - Futbollisti i Mançester Sitit, Fil Foden, është zgjedhur futbollisti më i mirë në Angli për sezonin 2023/24 sipas votave të gazetarëve sportivë lokalë.

Futbollisti i "qytetarëve" ka luajtur 31 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon deri tani, ndërsa në atë konkurrencë shënoi 16 gola dhe ka shtatë asistime.

Në FA kupë ai ka luajtur katër ndeshje, ku shënoi dy gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve ai regjistroi tetë ndeshje, pesë gola dhe tre asistime.

Mançester Siti e përfundoi pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve pasi u eliminua nga Real Madridi, kështu që lufta për kampionin e Evropës për atë ka përfunduar, por ende ka shans për të luftuar për titullin në Premier Ligë. Arsenali aktualisht është i pari në tabelën e kampionatit anglez me 80 pikë, ndërsa Siti ka një pikë më pak, por edhe një ndeshje më pak.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës më 25 maj do të luajnë në finale për trofeun në Kupën FA kundër Mançester Junajted. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR