• e premte, 27 dhjetor 2024

Florenci dyshohet për lojëra të paligjshme të fatit

Florenci dyshohet për lojëra të paligjshme të fatit

Torino, 16 nëntor 2023 (MIA) -  Mbrojtësi i Milanit, Alesandro Florenci është nën hetime të prokurorisë në Torino për lojëra të paligjshme të fatit.

Mediat atje raportuan se lojtari ishte përfshirë në regjistrin e të dyshuarve për shpërdorim të lojërave të fatit dhe basteve.

Në të njëjtin rast, nën hetim janë edhe ish-shoku i tij i skuadrës nga Roma, Nikolo Zaniolo, Sandro Tonali, ish-kapiteni i Milanit, si dhe Nikolo Faxholi.

Florenci pritet të udhëtojë drejt Torinos gjatë ditëve të ardhshme, për t'u përgjigjur në pyetjet e prokurorisë. Për momentin akuzat nuk i kanë komentuar as lojtari, por as klubi i tij, Milan. si/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR