• e shtunë, 26 tetor 2024

Flik para "El Klasikos": Të gjithë kuptojnë se veçantia është fuqia e jonë më e madhe

Flik para

Barcelonë, 25 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik është i bindur në lojtarët e tij në prag të ndershjes me Real Madridin. "El Klasiko" i parë këtë sezon është të shtunën në mbrëmje në ora 21:00 në "Santiago Bernabeu".

Trajneri gjerman në konferencë për shtyp para ndeshjes tha se do të vazhdojë të mbështetet në presing të lartë dhe linjen defanzive, e cila do të pozicionohet lartë në fushë, edhe pse sipas disave, kjo mundëson kushte të shkëlqyeshme për lojtarët e shpejtë të "mbretërve".

"Qëllimi i ynë është ta tërheqim maksimumin nga ajo kur e kemi topin. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi kompakt dhe të mos lëmë vende të zbrazëta mes linjave. Paraqitja e jonë në pjesën e dytë kundër Bajernit të Mynihut ishte e shkëlqyeshme. Të gjithë djelmoshat japin gjithçka nga vetja dhe paralelisht përshtaten në ndryshimet kur nevojitet. Të gjithë në ekip kuptojnë se veçantia është fuqia jonë më e madhe", tha Flik. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR