• e shtunë, 21 shtator 2024

Flik: Duhet ta pranojmë humbjen ndaj Monakos dhe të kthehemi më të fortë

Flik: Duhet ta pranojmë humbjen ndaj Monakos dhe të kthehemi më të fortë

Barcelonë, 20 shtator 2024 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka folur për humbjen ndaj Monakos në ndeshjen e xhiros së parë të turneut kryesor të Ligës së kampionëve.

Klubi katalunas mbrëmë ka humbur në terrenin mysafir 2:1.

"Ne dhamë gjithçka gjatë gjithë ndeshjes, por patjetër të pranojmë se Monako e meritonte fitoren. Tani duhet të nxjerrim një mësim dhe të kthehemi më të fortë. Kemi edhe shtatë shanse të tjera. Duhet ta pranojmë këtë disfatë. Kam besim se me rikthimin e lojtarëve të lënduar, Barcelona do të bëhet një ekip më i fortë", deklaroi Flik për "Football Espana".

Në raundin e dytë, Monako do të luajë si mysafir ndaj Dinamo Zagrebit më 2 tetor. Barcelona një ditë më herët do të takohet me Jang Bojsin. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR