• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fitorja e pestë radhazi për reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Ligën e kombeve

Fitorja e pestë radhazi për reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Ligën e kombeve

Shkup, 17 nëntor 2024 (MIA) – Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll sonte në Arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup ka mposhtur me rezultat 1:0 reprezentacionin e Ishujve Faroe. Ndeshjen e vendosi Bojan Miovski me golin që shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes.

"Jam i kënaqur me epilogun e ndeshjes dhe në grup. Synimi jonë ka qenë vendi i parë dhe ia arritëm. Ata bënë një lojë të shkëlqyer, ishte vështirë t'i thyejmë. Qëndruam të qetë dhe të durueshëm dhe erdhi rasti që e shfrytëzova dhe solla fitoren për Maqedoninë. Është nder të luash për kombëtaren. Atmosfera në reprezentacion është e shkëlqyer dhe pres suksese edhe më të mëdha në të ardhmen", tha Miovski pas ndeshjes.

Për të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski kjo është fitorja e pestë radhazi, që të pestat pa pësuar gol.

Me tre pikët e fituara, Maqedonia siguron vendin e parë në grupin e katërt në segmentin C të Ligës së kombeve.

“Verdhë-kuqtë” e mbyllin grupin me 16 pikë dhe gol diferencë 10:1. Vendi i dytë i takon Armenisë e cila pas fitores së sotme (2:1) ndaj Letonisë arriti në kuotën prej shtatë pikëve. Ishujt Faroe gjenden në vendin e tretë me 6 pikë, ndërsa Letonia është e fundit me 4 pikë.

Në edicionin e ardhshëm të Ligës së kombeve, Maqedonia do të luajë në segmentin B.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR