• e diel, 14 korrik 2024

Firmino e konfirmon largimin nga Liverpulli

Firmino e konfirmon largimin nga Liverpulli

Liverpull, 11 prill 2023 (MIA) – Futbollisti i Liverpullit, Roberto Firmino foli për largimin e tij nga ekipi pas përfundimit të sezonit.

Në mars, agjenti i Firminos e paralajmëroi largimin e brazilianit. Kontrata e tij me ekipin përfundon në verë.

"I jam lutur shumë Zotit të më mbrojë dhe të më ndihmojë në këtë proces të largimit. Do ta jap maksimumin nga vetja për Liverpullin deri në ndeshjen time të fundit "në fanellën" e kuqe", deklaroi Firmino.

Futbollisti tridhjetë e njëvjeçar në Liverpull erdhi në vitin 2015. Në sezonin vijues i luajti 32 ndeshje, i shënoi 11 gola dhe i pati pesë asistime.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR