• e martë, 24 dhjetor 2024

Finalja e Botërorit 2026 në Nju-Jork

Finalja e Botërorit 2026 në Nju-Jork

Cyrih, 13 dhjetor (MIA) - Nju-Jorku do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet më 11 qershor deri më 19 korrik të vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksiko.   

Ky do të jetë Kampionati i parë botëror me 48 përfaqësues, 16 më shumë nga 32 aktualet.

Kupa e Botës do të luhet në gjithsej 16 qytete - 11 amerikane (Sietël, San Francisko, Los Anxhelos, Kansaz Siti, Dallas, Hjuston, Atlanta, Boston, Nju-Jork Siti, Filadelfia, Majami), tre qytete meksikane (Guadalahara, Monterej, Meksiko Siti) dhe dy kanadezë (Vankuver, Toronto).

Hapja e Kupës së Botës është më 11 qershor 2026 në Estadio Acteka në Meksiko Siti, ndërsa finalja është më 19 korrik në stadiumin Metlajf në Nju Jork.

Evropa do të ketë 16 përfaqësuese në Kupën e Botës, Afrika 9, Azia 8, Amerika e Jugut 6, Konkakaf 3 + 3 (mikpritës), Oqeania një, dhe dy kombëtare të tjera do të kualifikohen në plejof. mb/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR