Finale angleze Totenhem – Mançester Junajted në Ligën e Evropës
- Ekipet e Premier ligës angleze, Mançester Junajted dhe Totenhem do të luajnë në finalen e Ligës së Evropës më 21 maj në Bilbao.
- Post By Fami Bajrami
- 11:21, 9 maj, 2025
Mançester, 9 maj 2025 (MIA) – Ekipet e Premier ligës angleze, Mançester Junajted dhe Totenhem do të luajnë në finalen e Ligës së Evropës më 21 maj në Bilbao.
Ky është epilogu i ndeshjeve të mbrëmshme të ndeshjeve kthyese të gjysmëfinales, ku Mançesteri Junajtedi eliminoi Atletik Bilbaon me rezultatin e përgjithshëm 7-1, ndërsa Totenhemi eliminoi Bodo/Glimtin me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Mançester Junajtedi ruajti epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë në Bilbao, duke mposhtur Atletik Bilbaon me rezultat 4-1 para tifozëve vendas me kthesën në pjesën e dytë.
Totenhemi siguroi gjithashtu vend në finale me dy fitore, pas një triumfi 3-1 në Londër një javë më parë edhe mbrëmë që triumfoi 2-0 si mysafir në Norvegji me golat e Solankes (63) dhe Poro (69).
FOTO: UEFA/Fejsbuk