• e premte, 16 gusht 2024

Fillon sezoni i ri në La Liga

Fillon sezoni i ri në La Liga

Madrid, 15 gusht 2024 (MIA) – Sezoni i ri në garën më të fortë të futbollit spanjoll La liga fillon sonte me duelin nga ora 19 ndërmjet Atletiko Bilbao dhe Hetafe.

Bilbao përfundoi në vendin e pestë sezonin e kaluar dhe fitoi Kupën e Spanjës, duke siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa Getafe ishte i 12-ti në tabelë.

Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë, nga ora 21:30, Real Betis është mysafir në Girona, një nga surprizat e sezonit të kaluar, pasi me vendin e tretë siguroi kualifikimin direkt në ligën e kampionëve.

La Liga vazhdon të premten, kur në plan janë duelet mes Selta Vigos dhe Alaves (19:00) dhe Las Palmas dhe Sevilla (21:30).

Osasuna dhe Leganes do t'i hapin ndeshjet e së shtunës nga ora 19:00, e më pas derbi i madh ndërmjet Valencias dhe Barcelonës nga ora 21:30.


Të dielën, Real Sociedad pret Rajo Vallecanon nga ora 19:00, dhe Real Madrid nga ora 21:30 fillon mbrojtjen e titullit kundër Majorkas.

Raundi hapës do të kompletohet të hënën me ndeshjet Valladolid – Espanjol (19:00) dhe Villarreal – Atletikë Madrid (21:30). ls/



QËNDRONI TË LIDHUR