• e enjte, 18 korrik 2024

Fillon sesioni i shtatorit i PE-së - ngjarja kryesore është fjalimi për "Gjendjen e Unionit" nga Fon der Lajen

Fillon sesioni i shtatorit i PE-së - ngjarja kryesore është fjalimi për

Bruksel, 11 shtator 2023 (MIA) - Sot në Strasburg fillon seanca plenare pesëditore e shtatorit e Parlamentit Evropian, gjatë së cilës të mërkurën kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen para deputetëve do të mbajë fjalimin e saj vjetor "Gjendja e Unionit".

Në prag të fjalimit, Fon der Lajen do të takohet sot me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola. Fjalimi i fundit vjetor i Fon der Lajen para eurodeputetëve para zgjedhjeve për deputetë të Parlamentit Evropian në qershor të vitit të ardhshëm, sipas njoftimeve të Komisionit Evropian, do t'i kushtohet sfidave dhe arritjeve të BE-së në 12 muajt e fundit.

Të premten, KE-ja publikoi një përmbledhje të punës dhe arritjeve të Komisionit Evropian gjatë vitit të kaluar, i cili përshkruan aktivitetet e BE-së si përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës, përpjekjet për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia, arritjet në lidhje me prioritetet e tjera politike të Komisionit dhe përpjekjet për të forcuar prosperitetin dhe qëndrueshmërinë e Unionit nëpërmjet zbatimit të projekteve "GjenerataeArdhshmeBE" dhe "RePauerBE", si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe programit të Dekadës Digjitale Evropiane.  Dokumenti përmban gjithashtu një përmbledhje të angazhimeve të BE-së me partnerët e saj në mbarë botën,  veçanërisht ato të dedikuara për agjendën e tregtisë,  si dhe iniciativat që synojnë forcimin e "shtyllave të demokracisë evropiane dhe ndërtimin e një Unioni të barazisë".

- Од европска гледна точка, важно е Иран да се врати на нуклеарниот договор. Ние мора да го увериме Иран дека тоа е во негов интерес, изјави Фон дер Лајен, потврдувајќи дека министрите за над

Siç njoftoi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, pas fjalimit të Fon der Lajen do të ketë diskutim në të cilin eurodeputetët do t'i paraqesin qëndrimet e tyre për situatën në Bashkimin Evropian.

Përveç kryetares së KE-së, në seancën e shtatorit të PE-së, të mërkurën para deputetëve do të drejtohet edhe liderja e opozitës bjelloruse në ekzil Svjatlana Cihanuskaja, pas së cilës Parlamenti Evropian është planifikuar të votojë një rezolutë me të cilën autoritetet në Minsk do të thirren për të liruar të gjithë të burgosurit politikë dhe për të shprehur "shqetësimin e madh për nënshtrimin e Bjellorusisë ndaj Moskës".

Nesër, nga ana tjetër, para Parlamentit Evropian do të jetë propozimi i Fon der Lajen për të emëruar Ilijana Ivanova si Komisare e re evropiane për Inovacione, Kërkime, Kulturë, Arsim dhe Rini në vend të Maria Gabriel, e cila dha dorëheqjen në maj për të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Votimi për emërimin e Ivanovës do të bëhet pasi javën e kaluar ajo prezantoi programin e saj të punës  para anëtarëve të komisioneve të Industrisë, Kërkimit, Energjetikës, Kulturës dhe Arsimit të Parlamentit Evropian, pas së cilës të dy organet dhanë mendim pozitiv për emërimin e saj.

Новата Влада планира фундаментално да го промени енергетскиот профил на државата со цел да ја подготви за идните предизвици за годините што следат и за таа цел сака енергетскиот сектор да бид

Sot, në ditën e parë të sesionit, eurodeputetët do të debatojnë legjislacionin e ri për të rritur pjesën e burimeve të rinovueshme në konsumin final të energjisë së BE-së në 42.5 për qind deri në vitin 2030, siç parashikohet nga Marrëveshja e Gjelbër e Unionit dhe iniciativa "REPowerEU". Votimi i eurodeputetëve për këtë propozim ligjor është caktuar për nesër.

Përveç këtij ligji, eurodeputetët do të diskutojnë sot edhe rregullat e reja, qëllimi i të cilave është të inkurajojnë vendet anëtare të BE-së që së bashku të blejnë pajisje për nevojat e mbrojtjes dhe të mbështesin industrinë e mbrojtjes së Unionit. Eurodeputetët do të votojnë nesër rregullat e reja për prokurimin e përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes.

Në ditën e dytë të seancës, në rendin e ditës së tij është debati me Komisionin Evropian për ndikimin e eksportit të drithit ukrainas tek fermerët në BE, lidhur me vendimin për ndalesën e importit të drithërave nga Ukraina në Poloni, Hungari, Bullgari, Rumani dhe Sllovaki, e cila skadon më 15 shtator, si dhe tërheqja e Rusisë nga Nisma e Detit të Zi për drithin. 

Светската програма за храна на Обединетите нации соопшти дека бродот натоварен со 37 илјади метрички тони пченица, испловил од украинското пристаниште Јужни.

Gjithashtu nesër, eurodeputetët do të zhvillojnë një debat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në BE, lidhur me propozimin për vendosjen e kufijve më të rreptë dhe vlerave të synuara për ndotësit kryesorë deri në vitin 2030, në mënyrë që të sigurohet që ajri në BE të mos jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut, ekosistemet natyrore dhe biodiversitetin. Votimi për propozimin do të bëhet të mërkurën. 

Ky debat do të pasohet nesër nga debati i eurodeputetëve me Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian mbi mënyrat për të mbrojtur në mënyrë më efektive evropianët nga nxehtësia ekstreme, përmbytjet dhe zjarret në pyje, në mënyrë që ta bëjmë Unionin më rezistent ndaj fatkeqësive. 

Gjithashtu për të mërkurën është planifikuar një debat mbi ligjin e BE-së për lëndët e para kritike, i cili synon të sigurojë furnizimin me materiale kyçe, siç është litiumi për bateritë ose silikon për gjysmëpërçuesit, gjë që do të reduktonte varësinë e Unionin nga importet e këtyre lëndëve të para. Votimi për këtë propozim ligjor është caktuar për të enjten. 

Трите главни политички партии во Европскиот парламент ја поздравија ревидираната методолодија на Европската комисија за пристапниот процес и ја поддржуваат европската перспектива на западниот

Të enjten, eurodeputetët do të debatojnë edhe për dhunën dhe diskriminimin në sport, pas skandalit në finalen e Kupës së Botës për femra me presidentin e Federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales dhe puthjes së tij me sulmuesen e kombëtarës së Spanjës për femra, Zheni Ermoso. Qëllimi i diskutimit është të nxitet Komisioni Evropian të propozojë masa për të luftuar dhunën dhe diskriminimin në sport. 

Në votimin në seancë mund të jetë edhe nisma për kundërshtimin e vendimit të Parlamentit Evropian për mbështetjen e reformave të tregut të energjisë elektrike në BE të propozuara nga ana e Komisionit Evropian, nëse propozueis, eurodeputeti Krisof Grudler, arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 72 deputetëve për ngritjen e "kundërshtimit formal" ndaj vendimit. 

Në margjinat e seancës së shtatorit, kryetarja e PE-së, Mecola, nesër do të ketë takime dypalëshe me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, Haxha Lahbib, si dhe me Sekretarin shtetëror francez për Çështjet Evropiane, Lorens Bun, ndërsa të mërkurën me liderin e opozitës bjelloruse Cihanuskaja, përpara fjalimit të saj para eurodeputetëve. sa/ ls /

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR