• e enjte, 26 dhjetor 2024

FIFA: Suspendimi i Tonalit ka të bëjë me tërë botën

FIFA: Suspendimi i Tonalit ka të bëjë me tërë botën

Cyrih, 28 tetor 2023 (MIA) - Ndalesa e futbollistit italian Sandro Tonali, për shkak të shkeljeve të rregullave për baste, ka të bëjë me tërë botën, publikoi mbrëmë Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA).

Reagimi i trupit udhëheqës botëror në futboll vjen pas paralajmërimeve nga ekipi anglez Njukasëll se mesfushori italian do të mund të paraqitet sot për klubin e tij në Premier Ligë.

Federata italiane e futbollit (FIGC) i shqiptoi të enjten Tonalit suspendim 18 mujor për shkak të basteve në platforma ilegale.

Tonali, po ashtu, u dënua edhe deri 20.000 euro për shkak të shkeljeve të rregullave të FIGC-së, të cilat u ndalojnë futbollistëve të vendosin baste në ndeshje në organizim të FIGC-së, UEFA-s dhe FIFA-s.

Trajneri i Njukasëll, Edi Hou, në konfefrecën e djeshme për shtyp tha se Tonali ka ende "gjasa të mëdha" të paraqitet në ndeshjen e sotme kundër Uolverhempton. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR