• e enjte, 26 dhjetor 2024

FIFA për herë të parë emëroi një grua nga Arabia Saudite për arbitre ndërkombëtare

FIFA për herë të parë emëroi një grua nga Arabia Saudite për arbitre ndërkombëtare

Riad, 7 janar 2023 (MIA) – Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) për herë të parë e emëroi një grua nga Arabia Saudite arbitre ndërkombëtare, publikoi “Al Arabia”.

Sipas TV kanalit, 34-vjeçarja Anud Al-Asmari është bërë gruaja e parë saudite arbitre e FIFA-s. Karrierën e saj e ka filluar në vitin 2018.

“Jam e lumtur që jam gruaja  parë arbitre nga Arabia Saudite e cila do të ketë status ndërkombëtar”, deklaroi Al-Asmari.

Reprezentacioni i femrave në futboll i Arabisë Saudite e zhvilloi ndeshjen e parë para më pak se një viti.

Në dhjetor, mbretëria shtroi kërkesë që të jetë nikoqire e Kupës aziatike për femra në vitin 2026.

QËNDRONI TË LIDHUR