• e premte, 04 tetor 2024

FIFA hap dritare të re transferimi mes 10 dhe 10 qershorit

FIFA hap dritare të re transferimi mes 10 dhe 10 qershorit

Cyrih, 3 tetor 2024 (MIA) - Qendra botërore e futbollit (FIFA) propozoi hapje të një afati të ri kalimtar në peirudhën nga 1 deri më 10 qershor dhe të gjitha federatat mund ta përdorin këtë periudhë, transmeton gazeta spanjolle "Marka".

Motivimi për afatin e ri kalimtar është lidhja e kontratave para Kampionatit botëror të klubeve në vitin 2025, si dhe vazhdimi i kontratave të lojtarëve, të cilat skadojnë para fundit të kampionateve.

Edicioni i ri i Kampionatit botëror të klubeve verën e ardhshme do të mbahet në SHBA, ndërsa garat do të fillojnë më 15 qershor dhe do të zgjasin pothuajse një muaj.

Me këtë masë, FIFA dëshiron t'ua lehtësojë lojtarëve që të gjejnë ekipe të reja, si dhe t'u japë më shumë klubeve që t'i përfundojnë të gjitha kontratat. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR