• e enjte, 26 dhjetor 2024

FIFA e shtyu vendimin për pezullimin e Izraelit

FIFA e shtyu vendimin për pezullimin e Izraelit

 Cyrih, 20 korrik 2024 (MIA) - Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka shtyrë vendimin për pezullimin e Izraelit. Palestina dërgoi  kërkesë për pezullimin e këtij vendi, por FIFA këtë vendim  do ta marrë madje pas Lojërave Olimpike në Paris.

FIFA njoftoi se të dyja palët kanë kërkuar kërkuar më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e pozicioneve të tyre. 

 Shoqata Palestineze e Futbollit që në maj dërgoi kërkesë  dhe kërkoi që Izraeli të pezullohet nga të gjitha ndeshjet për shkak të konfliktit që momentalisht po ndidh mes dy vendeve.

"Pas kërkesës për vazhdim nga të dyja palët, e cila u miratua nga FIFA, nevojitte më shumë kohë që të përfundojë ky proces me kujdesin dhe kompletimin e duhur", tha FIFA, duke shtuar se vendimi do të dihet deri më 31 gusht. 

 Lojërat Olimpike në Paris fillojnë më 26 korrik dhe përfundojnë më 11 gusht. Kombëtarja e futbollit e Izraelit siguroi pjesëmarrje në konkurrencën e meshkujve në ngjarjen më të madhe sportive në botë.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR