• e enjte, 26 dhjetor 2024

Federata turke e futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet në vend për një kohë të pacaktuar për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit Meler

Federata turke e futbollit ka pezulluar të gjitha ndeshjet në vend për një kohë të pacaktuar për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit Meler

Ankara, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Ndeshjet e futbollit në të gjitha ligat tuke janë pezulluar deri në një kohë të pacaktuar për shkak të sulmit ndaj gjyqtarit Halil Umyt Meler pas ndeshjes me Ankaraguçu dhe Rizespor në xhiron e 15-të të kampionatit kombëtar, e cila përfundoi me rezultatin 1:1, kumtoi shërbimi për shtyp i Federatës së futbollit të Turqisë.

Ky sulm i tmerrshëm nuk u krye vetëm ndaj Halil Umyt Meler, ky sulm johuman dhe i tmerrshëm ishte sulm ndaj tërë futbollit turk. Sipas vendimit të Bordit drejtues të Federatës turke të futbollit, të gjitha ndeshjet në të gjitha ligat janë anuluar për një kohë të pacaktuar, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu theksohet se ndaj autorëve dhe nxitësve të sulmit është ngritur kallëzim penal. Kërkohen dënime më të rënda për klubin përgjegjës, presidentin, drejtuesit dhe të gjithë ata që sulmuan gjyqtarin.

Lidhur me këtë rast u prononcua dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

"E dënoj sulmin ndaj gjyqtarit dhe asnjëherë nuk do të lejojmë që dhuna të involvohet ne sportin turk", tha Erdogan.

Në fund të ndeshjes, presidenti i Ankaraguçut e goditi me grusht në fytyrë gjyqtarin, me ç'rast Meller ra në fushë dhe disa persona filluan ta shqelmojnë.

Në kampionatin turk 2023/24, Ankaraguçu pas 15 xhirove radhitet në vendin e 11-të me 18 pikë, ndërsa Rizespor në vendin të 8-të me 22 pikë. si/bsh/

Foto: Fejsbuk "aa.com.tr"

QËNDRONI TË LIDHUR