• e diel, 14 korrik 2024

F1: Alpin gjen zëvendësimin e Alonsos

F1: Alpin gjen zëvendësimin e Alonsos
Londër, 8 tetor 2022 (MIA) – Ekipi francez Alpin, pronë e Renaultit, njoftoi sot se në sezonin e ardhshëm në Formula 1 drejtues të saj do të jenë dy francezë, Pjer Gasli dhe Esteban Okon. Gasli (29) vjen në ekip si zëvendësues i ish-kampionit të botës, spanjollit Fernando Alonso i cili do të vazhdojë karrierën në Aston Martin. Deri tani Gasli ka qenë anëtar i Alfa Taurit, ndërsa vendin e tij në atë ekip do ta plotësojë piloti holandez Nik de Vris (27) nga Mercedesi.  

QËNDRONI TË LIDHUR