• e shtunë, 23 nëntor 2024

"EWB": Si emërimi i Rutes për sekretar të përgjithshëm të NATO-s do të ndikojë në Ballkanin Perëndimor?"

Bruksel, 24 qershor 2024 (MIA) - NATO do të vazhdojë të jetë e angazhaur në Ballkanin Perëndimor madje edhe pasi që holandezi Mark Rute së shpejti do ta trashëgojë norvegjezin Jens Stoltenberg në funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, sipas ekspertëve për politikë të sigurisë.

Njëkohësisht, bashkëbiseduesit për portalin "Ballkani Perëndimor evropian" ("European Western Balkans") theksojnë se nuk duhet të pritet se NATO-ja do të zgjerohet me pranimin e anëtareve të reja gjatë mandatit të Rutes.

Franc-Lotar Altman, akademik i pavarur gjerman dhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin në Bukuresht, për EWB thha se Mark Rute "do të jetë kopje se sa pandan i Stoltenbergut". Siç sqaron, Rute "e mbështetë fuqishëm Ukrainën" dhe me kujdes do t'i ndjekë "tentimet e Rusisë për t'i dobësuar lidhjet që i kanë BE-ja dhe NATO-ja me Ballkanin, posaçërisht në Serbi dhe Republikën Sërpska".

"Ai do të ndjekë me shumë kujdes se si (kryeminsitri hungarez Viktor) Orban, për të cilin nuk e fsheh se nuk i pëlqen, si dhe (kryeministrin sllovak) Ficon, sillen ndaj fqinjësisë jugore, posaçërisht ndaj BE-së dhe NATO-s. Diku në mendime do të ketë kujtime të këqija nga mosreagimi skandaloz i kontrigjentit holandez në Srebrenicë, kështu që është e mundur të ketë më shumë kudjes Ballkanin dhe të angazhohet për impenjim më të madh të NATO-s në këtë rajon, por jo edhe me Serbinë... Serbia nuk është partnere konstruktive dhe e besueshme, por lojtare e rrezikshme për NATO-n dhe BE-në", tha Franc-Lotar Altman.

Altman thekson se Rute është i njohur si "politikan jashtëzakonisht i shkathët diplomatik, i cili flet me mirësjellje dhe në mënyrë miqësore, por ka qëndrime të qarta".

"Duhet të kemi në mendje se holandezët, njejtë si francezët, nuk janë ithtarë të mëdhenj të zgjerimit të BE-së apo NATO-s", thekson Franc-Lotar Altman. Për dallim nga Altman, Vuk Vuksanoviq, hulumtues i lartë në qendrën beogradase për politikë të sigurisë (VSVR), për EWB thotë se "nuk do të ketë dnryshim" në mënyrën në të cilën NATO sillet ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se bashkëpunimi i partneritetit me Serbinë do të vazhdojë.

"Sekretari i përgjithshëm është funksionar ndërkombëtar, ndërsa konteksti strategjik është shumë më i rëndësishëm. Ballkani do të jetë në listën e rajoneve ku NATO ka operacione të veta, para së gjithash misionin KFOR në Kosovë, ndërsa do të vazhdojë të mbështetet misioni BE ALTEA në Bosnjë e Hercpgovinë. Gjithashtu, do të vazhdojnë programet e deritanishme të partneritetit për bashkëpunim me Serbinë, ndërkaq nuk pres anëtare të reja në formë të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës", saktësoi Vuk Vuksanoviq.

Emërimi i kryeministrit holandez në largim, Mark Rute në pozitën kryesore të Aleancës u bë i qartë pasi që javën e kalaur kandidatura e tij u mbështet nga të gjitha vendet-anëtare të NATO-s. Paraprakisht, presidenti rumun, Klaus Johanis e tërhoqi kandidaturën për funksionin e sekretarit të përgjithshëm. Mandati i sekretarit aktual Jens Stoltenberg skadon më 1 tetor. Data kur Rute zyrtarisht do të zgjedhet në atë funksion akoma nukl është kumtuar.

jens Stoltenberg (65), ish-kryeministër norvegjez, është në krye të Aleancës prej vitit 2014. Ai shërveu dy mandate të plota, të cilat disa herë ishin vazhduar. Mark Rute (57) është i njohur si politikan liberal i cili ka "stazhin" më të gjatë si kryeministër i Holandës. ab/

Foto: МMА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR