• e enjte, 26 dhjetor 2024

Evropa e ndarë në lidhje me llogaritjen verore të kohës

Evropa e ndarë në lidhje me llogaritjen verore të kohës

Londër, 24 mars 2023 (MIA) - Ideja bazë pas vendosjes së llogaritjes verore të kohës, e cila fillon pas dy ditësh të këtij viti, të dielën më 26 mars, është që të kursehet energjia, por në praktikë, ajo ide  nuk i plotësoi pritjet e përgjithshme, kështu që në Evropë rritet debati për atë nëse duhet të rregullohet ora dy herë në vit.

Hulumtimi i agjencisë “Jugov” në shtatë shtete të Evropës Perëndimore, e publikuar sot, ka treguar se gjermanët janë më së shumti për braktisjen e sistemit për llogaritje të dyfishtë, ndërsa italianët më së shumti për mbajtjen e orës verore.

Ideja për të shfrytëzuar më mirë dritën e ditës duke futur llogaritjen verore të kohës nuk është e re. Që në vitin 1784, shkencëtari dhe burrë shteti amerikan Benxhamin Franklin propozoi të kursehej në konsumin e qirinjve në amvisëri duke shkuar në shtrat më herët dhe duke u ngritur më herët.

Llogaritjen verore të kohës për herë të parë e vendosën Gjermania dhe Austro-Hungaria në vitin 1916 për shkak të mungesës së thëngjillit gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa atyre iu bashkangjit edhe Britania e Madhe.

Një diskutim më serioz për vendosjen e llogaritjes verore të kohës  filloi në vitet 1970-ta gjatë krizës së naftës. Që nga viti 1980, Gjermania Lindore dhe Perëndimore kanë filluar të lëvizin akrepat e orës dhe që nga viti 1996, llogaritja dimërore dhe verore u vendos në Bashkimin Evropian.

Jugosllavia, dhe në këtë mënyrë të gjitha vendet që ishin pjesë e saj, e vendosën llogaritjen verore të kohës në vitin 1983.

Në praktikë, megjithatë, rezultoi se llogaritja verore e kohës nga njëra anë ndihmon për të kursyer para, për shembull për ndriçimin, por nga ana tjetër rrit ndjeshëm konsumin, për shembull për ngrohje në mëngjeset e ftohta. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR