• e mërkurë, 21 janar 2026

Evakuimi i parë mjekësor nga hapësira

Evakuimi i parë mjekësor nga hapësira

Uashington, 15 janar 2026 (MIA) – Një astronaut që kishte nevojë për kujdes mjekësor është larguar nga Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) së bashku me tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit, duke shënuar evakuimin e parë mjekësor në historinë e Agjencisë kombëtare hapësinore amerikane (NASA).

Astronautët e NASA-s, Zejna Kardman dhe Majk Finke, astronauti japonez Jui Kimija dhe astronauti rus Oleg Platonov do të kthehen së shpejti. Ishte hera e katërt e Finke në ISS, e dyta për Jui, ndërsa Kardman dhe Platonov ishin në ISS për herë të parë.

NASA javën e kaluar nuk pranoi të zbulonte identitetin e astronautit që kishte nevojë për ndihmë mjekësore ose shkakun e problemit shëndetësor, duke thënë vetëm se astronauti ishte në gjendje të qëndrueshme, i sigurt dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore.

Ekuipazhi u nis në gusht të vitit të kaluar dhe ishte planifikuar të qëndronte në stacionin hapësinor deri në fund të shkurtit. Por më 7 janar, NASA anuloi papritur shëtitjen e planifikuar në hapësirë ​​dhe më vonë njoftoi kthimin e parakohshëm të ekuipazhit.

NASA tha se ulja do të ndjekë procedurat standarde, me praninë e ekipeve mjekësore, me anijet e shpëtimit që do të marrin astronautët pas zbritjes në oqean. Ende nuk dihet se sa shpejt do të transportohen astronautët nga Kalifornia në Hjuston, ku ndodhen Qendra Hapësinore "Xhonson" dhe baza e astronautëve të NASA-s.

Tre astronautë të tjerë po punojnë në stacionin hapësinor: Kris Uilliams i NASA-s dhe rusët Sergej Mihaev dhe Sergej Kud-Sverçkov, të cilët mbërritën në nëntor dhe do të qëndrojnë për tetë muaj. Ata u nisën me raketën "Sojuz" nga Kazakistani. sa/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR