• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Europol: Në aksion të policive dhe doganave të 18 vendeve janë konfiskuar mbi 14 milionë euro të falsifikuara

Europol: Në aksion të policive dhe doganave të 18 vendeve janë konfiskuar mbi 14 milionë euro të falsifikuara

Hagë, 28 tetor 2024 (MIA) - Pjesëtarë të forcave policore të 18 vendeve konfiskuan mbi 14 milionë euro në operacionin DECOJ, në aksion të koordinuar të Europolit me policitë e Spanjës, Portugalisë dhe Austrisë, kumtoi sot Europoli.

Aksioni i përbashkët i doganës dhe policisë është zbatuar në kuadër të aksionit EMPAKT, qëllimi i të cilit është lufta kundër distribuimit të banknotave të falsifikuara dhe parave metalike përmes shërbimeve postare nëpër Evropë, ceket në kumtesën e Europolit.

Në mesin e vendeve të cilat morën pjesë në operacion ishin pjesëtarë të policisë dhe doganave të Austrisë, Serbisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Irlandës, Italisë, Holandës, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Spanjës, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fazën operative u konfiskuan gjithsej 174 pako me para të falsifikuara, ndërsa me atë rast u hapën 144 hetime të reja policore për rrjete përgjegjëse kriminele.

Janë konfiskuar gjithsej 148.130 valuta të falsifikuara, prej të cilave 134.949 banknota dhe monedha në euro, banknota prej 9.186 funtave britanike dhe 3.595 dollarëve amerikanë.

Më të shumtat ishin banknotat prej 50 dhe 20 eurove, ceket në kumtesën e Europolit.

Siç shtohet, suksesi i operacionit DEKOJ është arritur falë bashkëpunimit të afërt të agjencive doganore dhe policore. Bashkëpunimi i këtillë ka siguruar që paratë e falsifikuara të hasen në pikat kyçe hyrëse, ndërsa hetimet e gjerësishme kishin filluar në mënyrë që të zbulohen grupet e organizuara kriminele të cilat e organizuan operacionin, kumtoi Europol. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR