• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eurodeputetët do të padisin Komisionin Evropian për shkrirjen e fondeve për Hungarinë

Eurodeputetët do të padisin Komisionin Evropian për shkrirjen e fondeve për Hungarinë

Bruksel, 12 mars 2024 (MIA) - Komisioni për Punë Juridike i Parlamentit Evropian ka vendosur të ngrejë një padi kundër Komisionit Evropian, për shkak të "vendimit të saj" të papranueshëm nga dhjetori i vitit të kaluar për shkrirjen e mjeteve për Hungarinë nga fondet e BE-së, publikoi Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) në platformën Iks.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni beson se BE-ja ka marrë vendim të tillë edhe pse Qeveria e kryeministrit hungarez Viktor Orban edhe më tutje nuk i respekton të drejtat themelore dhe parimet në sundimin e ligjit, prandaj kërkon nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolli ta padisë Komisionin para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Kjo kërkesë vjen pas një propozimi të iniciuar në janar në Parlamentin Evropian, i cili kërkonte një hetim mbi vendimin e Komisionit Evropian për shkrirjen e fondeve për Hungarinë. Iniciativa e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), Rinovimit të Evropës Liberale (RE) dhe të Gjelbërve, e mbështetur nga Partia e Majtë, bëri thirrje për Komitetin e Çështjeve Ligjore të Parlamentit Evropian "sa më shpejt të jetë e mundur për të ndërmarrë hapat e nevojshëm në lidhje me vendimin e Komisionit për shkrirjen e 10.2 miliardë eurove, duke përfshirë një analizë të "shqyrtimit të ligjshmërisë së këtij vendimi para Gjykatës së Drejtësisë".

Në dhjetor të vitit të kaluar, pak para Samitit të BE-së, Komisioni Evropian vendosi të paguajë 10.2 miliardë euro fonde të destinuara për Hungarinë, të cilat u ngrinë për shkak të vërejtjeve të Brukselit për mosrespektimin e të drejtave themelore dhe parimeve të sundimit të ligjit nga autoritetet hungareze. Shkrirja e pagesës së këtyre fondeve u vlerësua si një përpjekje për të qetësuar kryeministrin hungarez Viktor Orban për të mos bllokuar vendimin për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe për të siguruar fonde për mbështetjen financiare të vendit, madje disa eurodeputetë fajësuan Komisioni Evropian se "u dorëzua para shantazhit" të Hungarisë. sa/

Foto: Iks/EPA

QËNDRONI TË LIDHUR