• e shtunë, 23 nëntor 2024

EURO2024: Shumë më pak incidente sesa pritej

EURO2024: Shumë më pak incidente sesa pritej

Berlin, 15 korrik 2024 (MIA) - Gjermania përjetoi shumë më pak incidente sesa pritej si nikoqir i Kampionatin evropian të futbollit, që tërhoqi 2,6 milionë njerëz në 10 stadiume në tërë vendin, kumtoi sot Ministria e Brendshme e Gjermanisë, duke i përshkruar meritat pranisë së policisë dhe kontrolleve kufitare.

"Masat tona të forta të sigurisë funksionuan në të gjitha fushat", tha ministrja e Brendshme, Nensi Fezer, e cila falënderoi nëpunësit e sigurisë, vullnetarët dhe nëpunësit e urgjencës për punën e tyre gjatë turneut njëmujor, i cili përfundoi mbrëmë me fitoren e Spanjës ndaj Anglisë.

"Ne ishim të përgatitur për të gjitha rreziqet e mundshme - nga terrorizmi islamik e deri te huliganizmi, sulmet kibernetike dhe përdorimi i dronëve - dhe u përforcuam kundër të gjitha kërcënimeve", shtoi Fezer.

Pjesëmarrja e 22.000 policëve në ditë kontribuan në zhvillimin paqësor dhe pa probleme të shumicës së ndeshjeve dhe një ndjenjë të prekshme të sigurisë, publikoi Ministria.

Gjatë turneut, i cili tërhoqi rreth gjashtë milionë njerëz në zonat e tifozëve për të parë ndeshjet jashtë, policia regjistroi afërsisht 2.340 vepra të lidhura penale, prej të cilëve 700 me lëndime trupore.

Sulmet kibernetike, të cilat kanë ngritur shqetësime për ngjarjet në Ukrainë, nuk luajtën rol serioz, ndërsa slloganet dhe thirrjet ekstremiste ishin incidente të izoluara, ndërsa numri i krimeve të motivuara politikisht ishte në nivel të ulët. rq/bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR