• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EURO2024: Ronaldo golashënuesi më i mirë në histori

EURO2024: Ronaldo golashënuesi më i mirë në histori

Berlin, 11 qershor 2024 (MIA) – Ylli portugez, Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane me 14 gola, të cilët i ka shënuar në pesë turne kontinentalë.

Në Portugali 2004 ka shënuar dy gola, një në vitin 2008, tre në 2012, tre të tjerë në Kampionatin Evropian në vitin 2016, ndërsa në turneun e fundit evropian shënoi pesë gola.

Në vend të dytë është futbollisti legjendar francez dhe ish-kryetari i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Mishel Platini, i cili i shënoi të nëntë golat e tij në Kampionatin Evropian të Francës në vitin 1984, ku “trikolorët” fituan titullin duke mposhtur Spanjën 2-0 në finale.

Ish-reprezentuesi anglez Alan Shirer dhe francezi Antoan Grizman janë në vendin e tretë me nga shtatë gola.

Më pas me nga gjashtë gola janë suedezi Zlatan Ibrahimoviq, portugez Nuno Gomesh, belgu Romelu Lukaku, holandez Patrik Klajvert dhe Rud van Nistelroj, francezi Thieri Henri, anglezi Uejn Runi dhe spanjolli Alvaro Morata. mb/

Foto: Fejbuk

QËNDRONI TË LIDHUR