• e premte, 12 korrik 2024

EURO2024: Anglia me gol në kohën shtesë siguroi finale

EURO2024: Anglia me gol në kohën shtesë siguroi finale

Dortmund, 11 korrik 2024 (MIA) - Anglia është finalisti i dytë i Kampionatit evropian në futboll, pasi mbrëmë në Dortmund e ka mundur Holandën me rezultatin 2:1 dhe të dielën do të luajë për titull kundër Spanjës.

Anglezët e siguruan plasmanin në finale me kthesë dhe gol në fund të ndeshjes. 

Holanda arriti herët në epërsi me golin e Simons në minutën e shtatë, ndërsa Kejn e barazoi rezultatin në minutën e 18-të nga penaltia.

Kur pritej që pjesa e rregullt e pjesë së dytë të përfundojë pa fitues, Uotkins në minutën e parë të kohës shtesë i solli fitore Anglisë dhe kualifikim në finale.

Ndeshja për titull në EURO2024 mes Spanjës dhe Anglisë do të luhet të dielën në Stadiumin olimpik në Berlin me fillim në ora 21. bsh/

Foto: UEFA  EURO2024

QËNDRONI TË LIDHUR