• e shtunë, 23 nëntor 2024

Euro 2024: Turqia e fitoi Gjeorgjinë në një ndeshje emocionuese

Euro 2024: Turqia e fitoi Gjeorgjinë në një ndeshje emocionuese

Dortmund, 18 qershor 2024 (MIA) - Turqia e mposhti Gjeorgjinë me rezultat  3:1 në ndeshjen e parë të grupit "F" në Kampionatin Evropian. 

Një nga ndeshjet për të cilën kishte më së paku pritshmëri u shndërrua në një spektakël të jashtëzakonshëm. Debutuesja në kampionatin kontinental, Gjeorgjia ofroi futboll të shkëlqyer dhe arriti të shënojë golin e saj të parë në lojërat evropiane, falë Zhorzh Mikutadze.

Ekipi i Vinçenzo Montelës gjithashtu ishte i gatshëm për sfidën dhe kjo e shndërroi ndeshjen në përballje të shkëlqyer. Turqit fituan pas dy golave të jashtëzakonshëm. Mer Muldur e hapi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa shtatë minuta më vonë gjeorgjianët barazuan. Arda Gjyler e solli Turqinë në epërsi në minutën e 65-të, ndërsa rezerva Karem Akturokogllu e vendosi rezultatin final 3-1. fc/

Fotografia: Fejsbuk/ UEFA EURO 2024

QËNDRONI TË LIDHUR