• e premte, 08 nëntor 2024

Shqipëria më 15 tetor do t’i fillojë negociatat me BE-në për klasterin 1

Shqipëria më 15 tetor do t’i fillojë negociatat me BE-në për klasterin 1

Bruksel, 26 shtator 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian (Koreper) solli vendim që Shqipëria t'i fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në për kapituj, me çka do të ndahet nga vendi ynë në rrugën evropiane, pohon portali i Brukselit "Euraktiv", duke iu referuar burimeve në Këshillin e BE-së.

"BE-ja solli vendim për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në pako në korrik të vitit 2022, pas çka dy vendet e zbatuan skriningun, por procesi i mëtutjeshëm negociues për kapituj ishte ndalur - për vendin, për shkak të  mospërmbushjes së obligimit për ndryshim të Kushtetutës, ndërkaq për Shqipërinë për shkak të bllokadës nga Greqia, pas arrestimit të kandidatit për prefekt të qytetit të Himarës, Fredi Beleri, grek etnik, nën akuzën për blerje të votave para zgjedhjeve. Beleri, i cili ndërkohë ishte zgjedhur eurodeputet nga Greqia në zgjedhjet në qershor, u lirua nga paraburgimi në mënyrë që të marrë vendin e vet në Parlamentin evropian.

Megjithatë, tani, siç pohon "Euraktiv", Shqipëria më 15 tetor do të mbajë Konferencë ndërkombëtare me BE-në, në të cilën do t'i hapë negociatat rreth Klasterit 1 - "Vlerat themelore", në të cilin janë prëfshirë edhe kapitujt Furnizime, Statistika, Gjyqësia dhe Të drejtat themelore, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe Kontrolli financiar.

"Ky është lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për t'i përmbushur kërkesat për përparim në rrugën e saj drejt BE-së, por është kthim prapa për Maqedoninë e Vjetër, e cila akoma nuk arrin ta bëjë hapin vendimtar drejt inkuadrimit në BE", shton "Euraktiv". ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR