Perinski: Lubjana është shembull, të cilin duhet ta ndjekim në drejtim të qytetit funksional dhe qytetarëve të kënaqur
- Ministri i Vetadministrimit Lokal, Zllatko Perinski, i cili është për vizitë punuese në Slloveni, sot u takua me kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviq, me të cilin kanë këmbyer përvoja dhe praktika pozitive nga vendet nga rajoni në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve të planifikuara të Ligjit për Vetadministrim Lokal.
- Post By Besnik Shuki
- 17:44, 8 nëntor, 2024
Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Vetadministrimit Lokal, Zllatko Perinski, i cili është për vizitë punuese në Slloveni, sot u takua me kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviq, me të cilin kanë këmbyer përvoja dhe praktika pozitive nga vendet nga rajoni në drejtim të përgatitjes së ndryshimeve të planifikuara të Ligjit për Vetadministrim Lokal.
Siç informoi Ministria e Vetadministrimit Lokal, Perinski dhe Jankoviq diskutuan për atë se çka përmban vizioni i Qytetit për zhvillim të qëndrueshëm 2007-2025, si Lubjana arrin disa herë të shpallet për metropoll më të gjelbër evropian, kush ishte faktori kyç për të fituar këtë primat, si është transporti i organizuar publik dhe sistemi për mbajtjen e higjienës publike, si të gjitha këto sfera trajtohen në Ligjin për vetaadministrim lokal dhe si është kryer ndarja e integrimeve mes qytetit dhe komunave.
"Perinski burimisht u informua për menaxhim e padiskutueshëm të shkëlqyeshëm të Jankoviqit me kryeqytetin slloven, në krye të të cilit është jo më pak se 20 vite dhe për mënyrën e komunikimit të tij me qytetarët dhe me pushtetin qendror. Kanë biseduar edhe për atë se si t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet, për përparësitë dhe mungesat e 'qytetit të mbyllur', si dhe për mënyrën e financimit të projekteve dhe përkrahjes nga fondet e BE-së", qëndron në kumtesë.
Ministri Perinski, në takimin, siç thuhet, më hollësisht u informua edhe për rregullimin ligjor lidhur me mundësinë e revokimit të kryebashkiakut, për zvogëlimin e suksesshëm të ndotjes së ajrit edhe krahas pozitës specifike të Lubjanës, si dhe për beneficionet dhe sistemin e funksionimit të policisë komunale.
Perinski realizoi takim pune edhe me Krishtof Mllakar, drejtorin e holdingut publik "Lubjanë", në kuadër të të cilit funksionojnë edhe disa ndërmarrje publike, të obliguara për mbajtjen e higjienës publike, rrjetit ujësjellës dhe transportit publik, prioritetet e të cilave gjatë kryerjes së aktiviteteve i ndjekin drejtimet zhvillimore dhe ekologjike të definuara në nivel kombëtar dhe lokal.
"Në takim u konkludua se lëvizëz i cilësisë së holdingut është investimi në modernizimin e infrastrukturës dhe resurseve tjera të domosdoshme për sigurimin e shërbimeve cilësore, të përshtatura edhe në nevojat e konsumatorëve dhe mundësive të ndërmarrjeve publike, në pajtim me rregullativën adekuate ligjore", thuhet në kumtesë.
Ministri Perinski dje e ka vizituar edhe Qendrën rajonale për menaxhim me mbeturina "Lubjana", i cili është objekti më bashkëkohor për ripërtëritje të mbeturinave në Evropë dhe shembulli më i mirë për bashkëpunimin rajonal në Slloveni, i cili bashkon 56 komuna dhe në të cilin me teknologji inovative dhe të qëndrueshme trajtohen mbeturinat e më shumë se 800 mijë banorëve. Ministri me këtë rast ka vlerësuar se qendër e tillë i nevojitet çdo qyteti dhe është e domosdoshme t'i shfrytëzojmë përvojat sllovene për qëllime tona. bsh/
Foto: Ministria e Vetadministrimit Lokal