• e hënë, 08 korrik 2024

Erdogan: Turqia dhe Spanja kanë filluar të punojnë për prodhimin e përbashkët të një luftanijeje të re amfibe

Erdogan: Turqia dhe Spanja kanë filluar të punojnë për prodhimin e përbashkët të një luftanijeje të re amfibe

Ankara, 13 qershor 2024 (MIA) - Turqia dhe Spanja kanë filluar të punojnë për prodhimin e përbashkët të një luftanijeje të re amfibe, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një konferencë të përbashkët për shtyp në Madrid me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez, transmetojnë mediat turke. 

"Të dy vendet mund të bashkëpunojnë edhe në prodhimin e dronëve dhe nëndetëseve", tha Erdogan.

Turqia, siç shtoi ai, dëshiron të ndërtojë anijen e saj të dytë amfibe pas "TCG Anadolu" në bashkëpunim me Spanjën.

Erdogan theksoi se "Spanja mbështet sigurinë kolektive të Turqisë si aleate edhe e NATO-s me sistemet e mbrojtjes ajrore të vendosura në vend që nga viti 2015".

"Me takimin e sotëm dhe marrëveshjet që nënshkruam, bëmë hapa të rëndësishëm drejt zgjerimit të marrëdhënieve tona në fusha të reja. Jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin tonë tregtar prej 20 miliardë eurosh. Synimi ynë i radhës është të arrijmë 25 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. Ne besojmë se investimet e më shumë se 740 kompanive spanjolle në Turqi janë një shenjë besimi në Turqi. Ne do të donim të shohim më shumë investitorë spanjollë në vendin tonë", tha Erdogan.

Në konferencën për shtyp në Madrid, Erdogan foli edhe për çështjen e konfliktit në Rripin e Gazës.

"SHBA, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të KB-së, dhe vendet perëndimore duhet të bëjnë presion ndaj Izraelit për të zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gaza, tha shefi i shtetit turk. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR