• e enjte, 26 dhjetor 2024

Enti Shtetëror i Revizionit e publikoi raportin përfundimtar nga revizioni i kryer në përputhje me FSSH-në

Enti Shtetëror i Revizionit e publikoi raportin përfundimtar nga revizioni i kryer në përputhje me FSSH-në

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) - Enti Shtetëror për Revizion kreu revizion të raporteve financiare bashkë me revizionin në përputhje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Qëllimi i revizionit, siç thonë nga ESHR, është që të merret siguri e aryesshme nëse raportet financiare janë të liruara nga parregullsi materiale dhe nëse aktivitetet dhe transaksionet janë në përputhje me rregullativën ligjore.

Revizorët kanë konfirmuar parregullsi në zbatimin e kontrolleve të brendshme dhe në teren gjatë konfirmimit të objektivitetit të shërbimeve të faturuara.

"Revizorët në revizionin e kryer kanë konstatuar parregullsi në kontrollet gjatë përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave, mosrespektim të afateve gjatë kryerjes së kontrolleve dhe shqiptimit të gjobave kontraktuale, për shkak të kontrolleve të pa realizuara janë paguar kompensime për pushime mjekësore edhe kur të siguruarit kanë marrë paga, si dhe dobësi në përcaktimin dhe kontrollin e realizimit të kompensimit të kushtëzuar të ISHP", thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Si rekomandime kryesore ESHR i thekson vendosjen e sistemit të planifikimit, ndjekje dhe kryerje të rregullt të kontrollit të llojit dhe vëllimit të shërbimeve të kryera shëndetësore dhe recetat e dhëna. 

Disa nga rekomandimet janë edhe rregullimi i procedurës dhe vendosjes së kontrollit gjatë pagesës së kompensimeve për pushim mjekësor dhe forcim të kontrolleve për kompensim të kushtëzuar.

"Është pranuar Njoftim për Draft raportin me çka është konstatuar se përfaqëson njoftim/sqarim në lidhje me situatat e konfirmuara", bëhet e ditur në kumtesë.

ESHR shpreh mendimin me rezervë në lidhje me të vërtetën dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për përputhje të transaksioneve financiare me rregullativën relevante ligjore për vitin 2021.

"Si dobësi kryesore sistematike, ESHR-ja e thekson atë se për tre vjet janë transferuar nga qytetarët në shëndetësinë private, vetëm me teste PCR të paktën 19,9 milionë euro. Lista e barnave të mbuluara nga Fondi nuk është përditësuar. Në vitin 2021 është realizuar një vëllim dukshëm më i ulët i shërbimeve se sa kompensimi i kontraktuar, për çka 106 nga gjithsej 116 ISHP kanë marrë statusin të paqëndrueshëm", thuhet në njoftimin e Entit Shtetëror të Revizionit. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR