• e enjte, 26 dhjetor 2024

Enrike trajner i ri i PSZH-së

Enrike trajner i ri i PSZH-së

Paris, 5 korrik 2023 (MIA) - Ish-drejtuesi i Barcelonës dhe përzgjedhësi spanjoll, Luis Enrike është trajneri i ri i PSZH-së, publikoi sot kampioni aktual i Francës, i cili paraprakisht këtë javë ia dorëzoi dorëheqjen Kristof Galties.

Enrike nënshkroi kontratë dyvjeçare me klubin nga Parisi, ndërsa krahas imperativit për fitim të trofeve vendore, para spanjollit 53 vjeçar është edhe sfida më e madhe - fitorja e Ligës së kampionëve.

"Nuk dyshoj se do të kemi një ekip të shkëlqyer. Me vjen mirë që i bashkohem klubit që të kënaqem në përvojën e re. Është shumë e mrekullueshme të njohësh njerëz të rinj, të jetoni në këtë qytet, të mësoni gjuhë të re dhe para se gjithash, ta drejtoni PSZH-në", deklaroi Enrike në promovim.

Enrike nga viti 2018 ka qenë përzgjedhës i Spanjës, me ndërprerje kur u sëmurë rëndë dhe ndërroi jetë vajza e tij e mitur. Me kombëtaren e Spanjës në Kampionatin evropian në vitin 2021 arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa vendin drejtues e lëshoi pas humbjes nga Maroku në të tetën e finales të Kampionatit botëror në Katar në dhjetorin e vitit të kaluar. mb/

Foto. Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR