• e shtunë, 23 nëntor 2024

Enrike për Mbapen: Do të doja të punoja me të edhe për shumë vite

Enrike për Mbapen: Do të doja të punoja me të edhe për shumë vite

Paris, 2 prill 2024 (MIA) - Trajneri i Pari Sen Zhermenit, Luis Enrike para gjysmëfinales së nesërme të Kupës së Francës kundër Renes përsëri iu përgjigj pyetjeve për zëvendësimin e Kilian Mbapes në pjesën e dytë të derbit të së dielës me Marsejën me çka ylli francez reagoi dukshëm i irrituar.

"Është e çuditshme që mund të bëjë gënjeshtër. Dikush shpiku fyerje dhe krijoi lloj-lloj spekulimesh. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët e mi, përfshirë edhe Killianin. Sjellja e tij ka qenë gjithmonë shembullore. Do të doja të punoja me të edhe për shumë vite të tjera", tha Enrike.

Ai shtoi se skuadra është mbi të gjithë individët, por po mundohet të krijojë vetëbesim duke u dhënë kohë sa më shumë lojtarëve. qa/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR