• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Enrike për humbjen nga Milani: Ky është grupi i vdekjes, fati i secilit klub është në duart e tij

Enrike për humbjen nga Milani: Ky është grupi i vdekjes, fati i secilit klub është në duart e tij

Milano, 8 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Pari Sen-Zhermenit, Luis Enrike e komentoi humbjen nga Milani (1:2) mbrëmë në ndeshjen e xhiros së katërt nga faza grupore e Ligës së kampionëve.

"Ndeshja ishte e tensionuar. Rezultati mund të ishte çfarëdo. Disa herë e humbëm kontrollin ndaj lojës, ndërsa Milani i shfrytëzoi zonat e lira. Ky është grupi i vdekjes, dhe me të drejtë e quajtën ashtu. Fati i secilës nga katër ekipet është në duart e tij. Ndeshja e radhës do të jetë shumë e rëndësishme", deklaroi Enrike për "RMC Sport".

Milani e shënoi fitoren e parë në këtë Ligë të kampionëve. Ekipi me pesë pikë u ngjit në vendin e tretë të grupit F. PSZH ka gjashtë në pozitën e dytë. Lidere është Borusia Dortmundi me shtatë pikë, përderisa Njukasëll është i fundit me katër pikë.

Në xhiron e ardhshme Milani luan si mysafir tek Borusia Dortmundi, PSZH në terren vendor luan me Njukasëll. Të dy ndeshjet do të luhen më 28 nëntor. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR