• e enjte, 26 dhjetor 2024

Enrike: Kisha nderin ta trajnoj Mbapen

Enrike: Kisha nderin ta trajnoj Mbapen

Paris, 13 maj 2024 (MIA) - Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike deklaroi se ka qenë i nderuat ta trajnojë reprezentuesin francez, Kilian Mbape, i cili këtë verë pritet të largohet nga klubi i Parisit dhe ta vazhdojë karrierën në Real Madrid.

"Kisha nderin të jem trajner i Kilian Mbapes. AI çdoherë ishte shembull për të tjerët. Nuk mund të them asgjë keq për të. Nuk kam asnjë ankesë për atë. Sjellja e tij ishte thjeshtë e shkëlqyeshme", theksoi Enrike në deklaratën për televizionin Kanal plus.

Mbape e luan sezonin e fundit në fanellën e PSZH-së, pasi që më 10 maj kumtoi se do të largohet na kryeqyteti francez pas përfundimit të sezonit.

Mbape këtë sezon luajti 47 ndeshje për PSZH-në, duke shënuar 44 gola në të gjitha konkurrencat. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR