Emeri për humbjen nga Mançester Junajted: Kemi pasur 60 minuta fantastike
- Trajneri i Aston Villas, Unai Emeri, u përqëndrua në ndeshjen nga xhiroja e 19-të të Premier Ligës kundër Mançester Junajted. Skuadra e tij humbi 3:2, edhe pse ishin në epërsi me rezultatin 2:0 deri në minutën e 60-të.
- Post By Fami Bajrami
- 13:46, 27 dhjetor, 2023
Mançester, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Aston Villas, Unai Emeri, u përqëndrua në ndeshjen nga xhiroja e 19-të të Premier Ligës kundër Mançester Junajted. Skuadra e tij humbi 3:2, edhe pse ishin në epërsi me rezultatin 2:0 deri në minutën e 60-të.
"Ishim fantastik 60 minuta, fantastikë. Ne kontrolluam lojën dhe luajtëm shumë mirë. Pas pjesës së parë në dhomën e zhveshjes tham se nëse shënojnë gol, mund të ndodh rikthim. Luftuam shumë mirë, por nuk i rezistuam, ata shënuan tre gola në 20 minuta, kjo është periudha e tyre më e mirë. Mançester Junajted është ekip shumë i mirë me lojtarë të mrekullueshëm. Ne duhet të pajtohemi me humbjen dhe tani qëllimi im i vetëm është ta filloj me sukses gjysmën e dytë të sezonit kundër Barnlit të shtunën", tha Emeri për "BBC".
Seria pa humbje e Aston Villas prej shtatë ndeshjeve (5 fitore dhe 2 barazime) përfundoi me humbjen nga Mançester Junajted.
Ekipi i Unai Emerit radhitet i treti në tabelë me 39 pikë. si/bsh/
Foto: EPA