• e enjte, 03 tetor 2024

Emeri: Aston Vila mund të arrijë deri në çerekfinale në Ligën e Kampionëve

Emeri: Aston Vila mund të arrijë deri në çerekfinale në Ligën e Kampionëve

Birmingham, 3 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Aston Vilës, Unai Emeri, i tregoi ambicjet e ekipit të tij këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Birminghami mbrëmë si vendas ka mposhtur Bajernin e Mynihut me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve. 

"Dëshirojmë të luajmë në Evropën vazhdimisht në nivel të lartë. Kemi luftuar shkëlqyeshëm dhe fituam. Kemi gjasë të hyjmë në tetë ekipet më të mira", theksoi Emeri. 

Aston Vila me gjashtë pikë maksimale pas dy xhirove të para ndodhet në vendin e gjashtë në renditjen e ligës elitare të futbollit. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR