• e shtunë, 23 nëntor 2024

Embid do t'i nënshtrohet një operacioni të meniskut, ka mundësi që të luajë këtë sezon

Embid do t'i nënshtrohet një operacioni të meniskut, ka mundësi që të luajë këtë sezon

Filadelfia, 5 shkurt 2024 (MIA) - Basketbollisti më i mirë i Filadelfias, Xhoel Embid, është diagnostikuar me menisk të çarë në gjurin e majtë. Ai do t'i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik në ditët në vijim, njoftoi ekipi.

Sipas "ESPN", duke cituar burime të klubit, ekziston mundësia që Embid megjithatë të vazhdojë të luajë në ndeshjet këtë sezon.

MVP-ja aktuale pritet të mungojë për një periudhë më të gjatë, por një kornizë kohore më e saktë do të dihet pasi mjekët të përfundojnë procedurën.

Embid u lëndua javën e kaluar kundër Golden Stejt Uoriors. Ai luajti në 34 ndeshje këtë sezon, duke shënuar mesatarisht nga 35,3 pikë, 11,3 kërcime dhe 5,7 asistime. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR