• e enjte, 26 dhjetor 2024

Elezi: Është i rëndësishëm rezultati në duelet me Malin e Zi dhe Moldavinë 

Elezi: Është i rëndësishëm rezultati në duelet me Malin e Zi dhe Moldavinë 

Antalia, 19 mars 2024 (MIA) - Kombëtarja e Maqedonisë në Futboll dita e dytë që është duke u përgatitur në Antalia për ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë dhe Malit të Zi në terrenin neutral.

Përfaqësuesi i Kombëtares, Agon Elezi, theksoi se rezultati nuk do të jetë në plan të dytë, edhe pse para zgjedhësve të seleksionuesit Bllagoja Milevski janë ndeshjet kontrolluese.

"Çdoherë kur luhet për Maqedoninë, jo vetëm loja, por edhe rezultati është shumë i rëndësishëm, edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolli. Kjo do të na jep impuls shtesë dhe do të rrisë besimin për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi mesfushori i Bohumit gjerman.

Kundërshtari i parë i përzgjedhjes së seleksionuesit Bllagoja Milevski në vitin 2024 do të jetë përzgjedhja e Moldavisë, ndërsa pjesa është caktuar për 22 mars në kompleksin sportiv “Mardan” në Antalia me fillim nga ora 15:30.

Në të njëjtin stadium futbollistët e Maqedonisë më 25 mars, do të luajnë kundër Malit të Zi. Dueli është planifikuar të fillojë nga ora 18:00.

“Shpresoj dhe pres që të ruaj atmosferën pozitive nga takimi i fundit. Dy ndeshjet janë një përgatitje e shkëlqyer për sfidat në vazhdim. Moldavia dhe Mali i Zi janë ekipe të shkëlqyera, ne kemi një gjeneratë të re dhe na duhen këto lloj ndeshjesh”, shtoi Elezi. qa

Foto: FFM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR