• e diel, 06 tetor 2024

El Çiringito: Reali përfundimisht do të heqë dorë nga Mbape nëse futbollisti e vazhdon kontratën me PSZH

El Çiringito: Reali përfundimisht do të heqë dorë nga Mbape nëse futbollisti e vazhdon kontratën me PSZH

Madrid, 15 gusht 2023 (MIA) - Real Madridi do të heqë dorë nga ideja që ta angazhojë Kilian Mbapen nëse ai e vazhdon kontratën me parisienët. 

Sipas „El Chiringuito“, nëse francezi nënshkruan kontratë të re me PSZH, Reali do të marrë vendim përfundimtar që t'i ndërpresë bisedimet me të. Gjatë një zhvillimi të tillë të ngjarjeve, transferimi i sulmuesit në Real Madrid nuk do të mund të jetë as në të ardhmen. 

Paraprakisht ishte publikuar se klubi spanjol nuk e vlerëson kthimin e Mbapesë në ekipin e Parisit për mossukses dhe ka qëllim që ta angazhojë falas në vitin 2024. 

Mbape i cili para sezonit mori suspendim nga PSZH për shkak të refuzimit që ta vazhdojë kontratën ose që të shitet. Megjithatë, para dy ditëve, lojtari më i mirë i kampionit francez ishte kthyer në ekipin e parë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR