• e enjte, 26 dhjetor 2024

Eksportuesit shqiptarë akuzuan se paratë nga krimi e kanë ulur vlerën e euros dhe kërkuan ndihmë nga institucionet financiare ndërkombëtare

Eksportuesit shqiptarë akuzuan se paratë nga krimi e kanë ulur vlerën e euros dhe kërkuan ndihmë nga institucionet financiare ndërkombëtare

Tiranë, 3 gusht 2023 (MIA) - Eksportuesit shqiptarë kërkuan nga përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare intervenim dhe ndihmë për politikën monetare dhe fiskale që do t'i zbuste goditjet nga kursi devizor në vend, lajmëroi agjencia Ballkanweb.

Sipas tyre, siç vlerësojnë në shkresë, ndaj rënies së vlerës së valutls evropiane ndikojnë paratë nga krimi ndërkaq pohimet se forcimi i lekut nuk i referohet forcimit të ekonomisë.

"Na lejoni të shprehim vlerësimet pozitive të komunitetit të Eksportuesve shqiptarë, për ndihmën tuaj që në hapat e parë të tranzicionit shqiptar. E vlerësojmë shumë faktin që institucionet tuaja i konsiderojnë shoqatat e biznesit, si partnerë të dobishëm në zbatimin e reformave strukturore dhe sektoriale.Besojmë se institucioni juaj do të na e ofrojë ekspertizën e nevojshme, e cila bazohet në faktin se keni përvojë shumëvjeçare dhe nga pothuajse të gjitha vendet-anëtare", ceket në shkresë.

Shtohet se Asociacioni i eksportuesve sot paraqet mbi 5.000 ompani eksportuese, me mbi 200.000 të punësuar dhe ka kontribut prej pothuajse 23 për qind të BPV-së.

"Falë rritjes dhe konsolidimit të tyre, eksportuesit janë një nga shtyllat kryesore të rritjes së aftësisë konkuruese dhe përmirësimit të bilancit tregtar dhe bilancit të llogarisë korrente", theksojnë eksportuesit.

Për shkak të njoftimit shkresa i është dërguar edhe guvernatorit të Bankës qendrore të Shqipërisë. Gent Sejko dhe ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Valuta evropiane, euroja, këtë vit e preku minimumin historik në këmbim me valutën shqiptare, lekun, i cili për momentin ndërrohet për 103 lekë përkundër 124 në fillim të vitit.

Reagimi i eksportuesve është i pari nga sektori ekonomik në të cilin akuzohet se kjo është për shkak të futjes së mjeteve të siguruara nga aktivitetet kriminale.

Kompetentët pohojnë se kjo i referohet disa faktorëve, duke filluar nga investimet e huaja në patundshmëri në Shqipëri, e deri tek operacionet këmbimore në shuma të mëdha. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR