• e shtunë, 29 qershor 2024

Edhe sot tymon deponia "Krasta"

Edhe sot tymon deponia

Kumanovë, 19 qershor 2024 (MIA) - Edhe sot tymon deponia e Kumanovës "Krasta", pasi paraprakisht shpërtheu zjarr. Banorët e Pçinjës nuk lejojnë futjen e kamioneve me mebturina. Në deklaratën për mediat, thonë se problemi është me dekada dhe kërkojnë zhvendosjen e deponisë e cila ndodhet disa kilometra larg fshatit. Ata janë të revoltuar sepse asnjë nga autoritetet nuk ka realizuar takim me ta dhe kërkuan takim me drejtoin e NP "Pasterti dhe gjelbërim", Nenad Stojanovski.

Ai thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtare në kompani dhe ka shprehur dyshimin se nuk po protestojnë të gjithë banorët, por vetëm një grup i caktuar.

Ndryshe nga banorët e Pçinjës që tregojnë se zjarri ka rënë në deponi, Stojanovski thotë se zjarri ka rënë në një fushë afër.

Nga grupi këshilldhënës i LSDM-së, sot kërkuan seancë të jashtëzakonshme të këshillit për informim për gjendjen dhe masat e marra për shuarjen e zjarrit në deponinë Krasta, për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, si dhe masat e marra apo që do të merren për mënjanimin e pasojave të dëmshme për shëndetin dhe pronën e qytetarëve. ls/

Foto: MIA 



QËNDRONI TË LIDHUR