• e martë, 24 dhjetor 2024

Toshkovski dhe Janev: Lufta me krimin dhe korrupsionin do të jetë pa kompromis

Toshkovski dhe Janev: Lufta me krimin dhe korrupsionin do të jetë pa kompromis

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i sapoemëruar i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev mbajtën takim pune me menaxhmentin e Departamentit për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda, në të cilin, siç informojnë, u konfirmua se nga dita e parë e punës, kjo kryesi e MPB-së do të angazhohet për një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që në fakt është një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë.

Për këtë, thuhet në kumtesën e kabinetit të Toshkovskit, vizita e parë po bëhet në Departamentin për Luftimin e Krimeve të Organizuara dhe të Rënda.

Ministri Toshkovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se qëllimi i kësaj kryesie të MPB-së është krijimi i një force policore që do të punojë ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë realisht krimin.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Aleksandar Janev sot gjatë marrjes së funksionit theksoi se do të punojë nën moton e rendit, ligjit dhe integritetit për të krijuar siguri pa kompromis për të gjithë qytetarët me standard të lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të nëpunësve policor. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR