• e shtunë, 23 nëntor 2024

MPJ: Plotësisht i respektojmë detyrimet e ndërmarra nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës

MPJ: Plotësisht i respektojmë detyrimet e ndërmarra nga marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kumtoi se i respekton plotësisht obligimet e marra nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, por rikujton se zbatimi i tij është gjithashtu një detyrim për të dyja palët.

"Në të njëjtën kohë, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron Marrëveshja e Prespës për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Mbetemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e procesit të integrimit evropian duke rrumbullakuar dhe përmirësuar vazhdimisht reformat e nisura për anëtarësim në BE, si prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme", thuhet në reagimin e MPJ-së lidhur me respektimin e Marrëveshjes së Prespës.

Kryeministrat e Greqisë dhe Bullgarisë, Kirijakos Micotakis dhe Dimitar Glvaçev, në Samitin e BE-së në Bruksel, ngritën çështjen e respektimit të detyrimeve të marra nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR