• e hënë, 08 korrik 2024

Edhe 28 të vdekur në Gazë në 24 orët e kaluara, numri i përgjithshëm arriti në 35.000

Edhe 28 të vdekur në Gazë në 24 orët e kaluara, numri i përgjithshëm arriti në 35.000

Gazë, 11 maj 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot publikoi se të paktën 28 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës në 24 orët e kaluara.

Ministria në raportin e rregullt ditor publikoi se në luftën izraelite kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila filloi më 7 tetot të vitit të kaluar, deri më tani janë vrarë 34.971 persona.

Në operacionin shtatëmujor ushtarak izraelit në Gazë janë plagosur 78.641 persona. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR