• e enjte, 26 dhjetor 2024

Edersoni i gatshëm të largohet nga Siti, pritet të dorëzojë kërkesë për transferim

Edersoni i gatshëm të largohet nga Siti, pritet të dorëzojë kërkesë për transferim

Mançester, 1 qershor 2024 (MIA) - Portieri i Mançester Sitit, Ederson, do të duhet të paraqesë kërkesë eksplicite deri te drejtuesit e transferimeve nëse vërtetë dëshiron të largohet nga "Etihad" këtë verë, shkruan shtypi anglez.

Mediat e atjeshme shkruajnë se ish portieri i Benfikës ka një ofertë tejet fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe seriozisht po mendon për të ardhmen e tij. Reprezentuesi brazilian 30-vjeçar është pjesë e skuadrës së “Qytetarëve” që nga vera e vitit 2017 dhe në ato tetë vite arriti të fitojë gjithçka në nivel klubesh.

Mu për këtë arsye, Edersoni është i gatshëm të pranojë ofertën nga Arabia Saudite e cila do t'i sigurojë një kontratë mbresëlënëse financiare dhe perspektivë afatgjate. Kontrata e tij aktuale me Mançester Sitin është deri në verën e vitit 2026, por drejtuesit e Sitit ende nuk i kanë bërë të qarta qëllimet e tyre për të ardhmen e tij dhe nuk i kanë ofruar marrëveshje të re.

Pavarësisht kësaj, ata duan që ai të qëndrojë, por nuk do t'i pengojnë në rrugën nëse ai shpreh dëshirën të largohet. Ederson për momentin vlerësohet në rreth 35 milionë euro.

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR