Ederson: Gjasat janë të mëdha që Ançeloti të bëhet seleksionues i Brazilit
- Portieri i Mançester Sitit, Ederson ka theksuar se gjasat që Karlo Ançeloti të bëhet trajner i Brazilit janë të mëdha.
- Post By Fami Bajrami
- 12:32, 22 mars, 2023
Mançester, 22 mars 2023 (MIA) – Portieri i Mançester Sitit, Ederson ka theksuar se gjasat që Karlo Ançeloti të bëhet trajner i Brazilit janë të mëdha.
"Kam folur me Kasemiron, Vinisiusin, Militaon. Më thanë se është i jashtëzakonshëm, të gjithë e duan, është shumë i suksesshëm. Do të shohim në të ardhmen e afërt nëse do të vjen apo jo. Sigurisht ka shumë gjasa që ai të vjen, ndaj do të përpiqemi të ndodhë sa më shpejtë. Unë dhe Guardiola bëmë shaka dhe folëm për ftesën e tij në kombëtaren braziliane, por Pep tha se nuk ka gjasa për një gjë të tillë. Së fundmi ai ka vazhduar kontratën për dy sezone dhe tha se nuk ka gjasa”, përcjell "UOL" fjalët e portierit të Mançester Sitit.
Ançeloti aktualisht është trajner i Real Madridit, por e ardhmja e tij në “klubin mbretëror” është e pasigurt dhe varet nëse do të arrijë të triumfojë në Ligën e kampionëve dhe Kupën e Spanjës.
Foto: EPA