• e shtunë, 24 gusht 2024

E majta franceze i bën thirrje presidentit Makron ta lejojë të formojë qeveri

E majta franceze i bën thirrje presidentit Makron ta lejojë të formojë qeveri

Paris, 23 gusht 2024 (MIA) – Liderët e koalicionit të majtë francez do të kërkojnë nga presidenti Emanuel Makron t’i lejojë të formojnë qeveri të re gjatë serisë së takimeve kushtuar zgjidhjes së bllokadës politike gjashte javore.

Makroni më parë e refuzoi kandidatin e Fronit të Ri Popullor për mandatin, duke thënë se dëshiron lider qeveritar me mbështetje “të gjerë dhe të qëndrueshme” që të shmang mosbesim në parlament që do të shkaktonte kaos politik shtesë, shkruan Gardian.

Përfaqësuesit e NFP-së e akuzuan presidentin për shtyrjen e emërimit të kryeministrit të ri, si dhe se “mosaktivizimi i tij është serioz dhe i dëmshëm” sepse nuk i pranon rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme të cilat i shpalli. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR