• e enjte, 18 korrik 2024

Durant vendosi rekord në Feniks

Durant vendosi rekord në Feniks

Detroit, 6 nëntor 2023 (MIA) - Basketbollisti i Feniks Sans, Kevin Durant i ka ndihmuar ekipit që të triumfojë mbrëmë në ndeshjen në Detroit (120.106) pa të lënduarit Devin Buker dhe Bredli Bil.

Durant për 35 minuta shënoi 41 pikë (14 nga 17 nga fusha), katër kërcime, pesë asistime dhe dy bllokada.

Kevin vendosi rekordin e klubit në Feniks me më shumë pikë të shënuara në 15 ndeshjet e tij të para për ekipin. Ai ka shënuar 417 pikë dhe ka kaluar legjendën, Çarls Barkli. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR